Transport i sigurt nga Kina – pa stres, pa vonesa
Nga përzgjedhja e produktit tek dorëzimi në derën tuaj, ne kujdesemi për çdo hap. Orbis Orient Trading ofron një zgjidhje të plotë, të shpejtë dhe të besueshme për biznesin tuaj.
Orbis Orient Trading është një kompani e re ne emer , por mbi 20 vite përvojë në tregtinë ndërkombëtare, me fokus të veçantë në tregjet e Kinës dhe Azisë.
Ne ofrojmë zgjidhje të plota për import, eksport dhe logjistikë, të përshtatura për bizneset shqiptare dhe të rajonit.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë me eksperiencë të gjatë në:
· sourcing (gjetje furnitorësh të besueshëm)
· negocim të çmimeve dhe kushteve
· menaxhim të plotë të transportit dhe dokumentacionit



Ne e bëjmë procesin e importit nga Kina të lehtë, të sigurt dhe të parashikueshëm.
Çdo shërbim ndërtohet mbi besim, profesionalizëm dhe kujdes të plotë në çdo detaj.
Ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh për të mbështetur biznesin tuaj, duke përfshirë burimin e produkteve, kontrollin e cilësisë, negociimin e çmimeve dhe menaxhimin e plotë të zinxhirit të furnizimit.
gjejmë prodhuesin ideal dhe sigurojmë standardet që kërkoni.
ofrojmë zgjidhje detare, ajrore dhe tokësore me tarifa transparente.
çdo porosi ndiqet deri në dorëzim me raportim të vazhdueshëm.
Ne kujdesemi që çdo hap, nga prodhuesi deri te klienti, të jetë i thjeshtë, i sigurt dhe me vlerë për biznesin tuaj.
Kërko ofertë ↗
Na kontaktoni për një konsultë falas dhe zbuloni si mund ta bëjmë procesin tuaj të importit më të shpejtë, më të sigurt dhe më të përballueshëm.
Ekipi ynë do t’ju udhëheqë hap pas hapi — nga ideja e produktit deri në dorëzim.